
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor, ka thënë se BE ka përgjegjësi ndaj vendeve të këtij rajoni, raporton Gazeta10.
Meloni ka thënë se ka shumë tema në të cilat duhet të punohet së bashku.
Tutje, Meloni ka thënë se Italia është e përkushtuar dhe se do ta bëjë maksimumin.
“Ne kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit, sidomos pas agresionit rus. Është e rëndësishmë të plotësojmë procedurën për anëtarësimin dhe ka shumë cështje për të cilat duhet të punojmë së bashku, për ekonominë, sigurinë kibernetike si edhe cështje të tjera, për të cilat ju e dini Italia është e përkushtuar. Do bëjmë maksimumin, mbështetuni te Italia” u shpreh Meloni.
Kujtojmë se është hera e parë që një samit i tillë po mbahet në rajon dhe ku është zgjedhur Shqipëria vendi ku po zhvillohet. / Gazeta10