Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Memaj: Drita nuk po bind që e meriton titullin kampion në Superligë

Gazeta10
29 October 2023 - 22:59

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Liridon Kukaj dhe Blendi Memaj.

Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Blendi Memaj, ish-futbollist, së fundmi pjesë e Lirisë deri në sezonin e kaluar.

“Liria tashmë qendron psikologjikisht më mirë pas këtij barazimi, sepse po kalonte në formë jo të mirë, mirëpo çka munda të vërej te Drita është se po ka shumë defekte, po çalon në disa aspekte” – tha ai.

Në vazhdim e sipër, Blendi tha se Drita nuk po bind që e meriton të fitojë titullin kampion.

“Drita nuk po bind në garën për titull, Ballkani po tregohet më i pjekur, teksa Drita po ka disa probleme që duhet t’i zgjidhin” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.