
Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë fundjavë, duke trajtuar tema të ndryshme.
Kësaj here fokusin kryesor e kemi te ‘gabimet’ e gjyqtarëve në ndeshjet e fundit, sidomos në ndeshjet e xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.
Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Muhamet Dragusha, Blendi Memaj dhe Shpëtim Murtezi.
Blendi Memaj thotë se kampionati i Kosovës po zhvillohet si ai në Shqipëri vite më herët.
“Po ndodhë një skemë si në Shqipëri, atje shpalleshin klubet 2-3 vjet radhazi, mandej ndërrohej kampioni, kështu e shoh edhe në Kosovë. Llapi po shkon drejt titullit. Këtë e them pasi klubet po investojnë 2-3 vjet një shumë të madhe të parave, pastaj po ndalen për një pjesë të kohës” – tha ai.
Tutje, ai shprehu edhe një dëshirë të tij.
“Kam një dëshirë: të zhvillohet një kampionat i pastër, pa ndikime nga faktorë të jashtmë. Dua ta shoh një kampion me futboll të pastër dhe me meritë në fushë” – përfundoi ai.