
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Artan Osmani, Blendi Memaj, Kushtrim Gashi dhe Muhamet Dragusha.
Gjatë diskutimit foli edhe futbollisti i Lirisë, Blendi Memaj.
“Atmosfera në klubin e Lirisë është perfekte, jemi të gjithë të lumtur, ka harmoni në klub mes futbollistëve e kryesisë.”, tha ai.
Tutje, ai foli edhe për projektin e Lirisë në vazhdim në Superligë.
“Nuk kemi probleme financiare në klub, me paga jemi gjithçka në rregull.”, vazhdoi ai.
Në mënyrë ironike, Memaj foli edhe për raportin me tifozët e tyre “Arpagjikt’”.
“Me tifozët i kemi punët shumë mirë, kemi dashuri reciproke, nuk kemi probleme me ta.”, përfundoi ai.