Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Memaj: Në “Zahir Pajaziti” Tahir Batatina ose të mund ose e mund, nuk ka mes aty

Gazeta10
16 September 2024 - 16:04

Llapi arriti fitore të madhe në kryendeshjen e xhiros së pestë, ku e mposhti Dritën në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 1-0.

 

Tri pikët Llapit ia siguroi Blend Baftiu, i cili e ndëshkoi ish-skuadrën në sekondat e fundit të ndeshjes.

 

Kjo ishte fitorja e parë e Llapit në shtëpi këtë edicion.

 

Blendi Memaj në emisionin Kampionët deklaroi se Tahir Batatina kur luan si vendas, ose triumfon ose humbet.

 

“Dihet që Tahir Batatina në stadiumin “Zahir Pajaziti” është i qartë, ose të mund ose e mund, nuk ka mes aty. Dritën në këtë ballafaqim e pashë të plogësht, ndoshta nga fakti se janë të lodhur nga ndeshjet në arenën ndërkombëtare. Llapi përkundër faktit se e fitoi ndeshjen në sekondat e fundit, ishte më kërkues edhe nga loja”, deklaroi Memaj.

 

Llapi renditet në pozitën e pestë në tabelë, me shtatë pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.