
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Gramoz Vokrri, Tahir Lushtaku dhe Blendi Memaj.
Gjatë diskutimit për xhiron e parë të Superligës së Kosovës, foli edhe Blendi Memaj.
“Superliga e Kosovës ka fituar me inkuadrimin e Lirisë në Superligën, elita e futbollit është pasuru.”, tha ai.
Më tutje, ai foli edhe për atmosferën në “Përparim Thaçi”.
“Atmosfera në stadium ishte e jashtëzakonshme, qyteti i Prizrenit ka traditë të lashtë në futbollin kosovar.”, vazhdoi ai.
Në diskutim e tutje, ai foli edhe për rrjedhën e lojës të skuadrës nga Prizreni.
“Ballkani nuk arriti të dominojë Lirinë. Liria u tregua kompakte në fazën defanzive, nuk i la lojtarët të shpërthejnë.”, bëri me dije Memaj.
Blendi Memaj tregoi edhe për karrierën e tij dhe se çfarë do të bëj në të ardhmen.
“Jam në pauzë të pacaktuar përshkak të disa lëndimeve, mirëpo do të rikthehem shumë shpejt në fushat e blerta”, përfundoi ai.