Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Memli Krasniqi: Kjo legjislaturë më nuk është në gjendje që të funksionoj normalisht

Gazeta10
10 July 2023 - 12:14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi  gjithashtu ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, ku ka thënë se Kuvendi i Kosovës është jofunksional.

Kreu i PDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se kjo legjislaturë nuk është në gjendje më të kaloj asgjë.

“Kjo legjislaturë më nuk është në gjendje që të funksionoj normalisht. Prandaj, të mblidhemi, të merremi vesh dhe ta shpërndajmë këtë Kuvend. T’ua kthejmë mandatin qytetarëve dhe le të vendosin ata për rrugën që duhet ta ndjekë Kosova, sepse, kjo rrugë e konfrontimit dhe theqafjes, në të cilën e keni futur ju, nuk është arsyeja pse ata ju kanë votuar. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja, sa më shpejtë!”, theksoi Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.