
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka lavdëruar të rinjtë e partisë që ai drejton, në përfundim të Muajit të Rinisë.
“Energji pozitive dhe bashkëbisedime përmbajtjesore me të rinjtë e mrekullueshëm të Kosovës, në përmbyllje të “Muajit të Rinisë”, të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi tutje ka shkruar se me aktivitete nga më të ndryshmet prej diskutimeve, ngjarjeve kulturore, kujdesit për mjedisin, sfidimit në sporte të ndryshme, e deri te aksionet simbolike si reagim ndaj keqqeverisjes së vendit, për një muaj rresht, djem e vajza të reja anembanë Kosovës shkëmbyen përvojat dhe idetë e tyre për të ardhmen që e ëndërrojnë këtu.
Postimi i plotë: