Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi në Mitrovicë: Fitorja e Arian Tahirit dhe e PDK-së, fitore për secilin qytetar

Gazeta10
04 Nëntor 2025 - 13:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Mitrovicë, në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Arian Tahiri.

Krasniqi është shprehur se Tahiri ka treguar se është ylli i këtyre zgjedhjeve jo vetëm në Mitrovicë, por në nivel vendi.

“Më 9 nëntor, Mitrovica fiton përsëri, sepse fitorja e Arian Tahirit dhe e PDK-së gjithsesi nënkupton fitore për secilin qytetar të Mitrovicës”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se Arian Tahiri është kandidati më i mirë.

“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë garën me integritet, me dinjitet, me fjalë të zgjedhura, me program, me vizion për Mitrovicën, me ekip”, ka theksuar Hamza.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ka falënderuar qytetarët dhe të gjithë spektrin politik për përbashkim në vizionin e tij për Mitrovicën dhe për mbështetjen që po ia ofrojnë në garën e balotazhit.

“Jemi bashkë për secilin qytetar të Mitrovicës që me datën 9 nëntor të fitojë qyteti dhe të fitojnë qytetarët e Mitrovicës”, është shprehur Tahiri.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.