Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Memli Krasniqi në “Politiko”, e noton me 1-sh qeverisjen e Albin Kurtit

Gazeta10
18 May 2023 - 20:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnisi ka hedhur një vrag kritikash ndaj qeverisjes së Albin Kurtit.

Krasniqi tha se dita ditës po piqen kushtet për të shkuar në zgjedhje dhe kjo për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie, por që sipas tij kjo nuk është arsyeja e tureve që po mbanë PDK-ja nepër komunat e Kosovës.

Këto komento Krasniqi i bëri në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadikun, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të publicistit Halil Matoshi dhe gazetarit Adrian Çollaku.

Krasniqi i ka dhënë notën 1 qeverisjes së Albin Kurti, duke ia permendur skandalet si atë të ambasadorit Berishaj.

Sipas Krasniqit një mik u ngushtë i Kurtit brenda 24 orëve është bërë ambasador, nuk dihet as si e ka marrë pasaportëm e Kosovës.

Sipas tij në vend të shkarkimit ambasadori Berishaj u mbrojtë nga pushteti dhe njerëzit e Albin Kurtit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.