Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi paralajmëron balotazh për Prishtinën: Qytetarët të votojnë masovisht

Gazeta10
12 Tetor 2025 - 10:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë masovisht.

“Jo vetëm për ta kryer obligimin qytetarë por edhe për të dhënë drejtimin që ne besojmë e meriton Prishtina si qytet i yni. I ftojë gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Republikës së Kosovës që të dalin dhe të votojnë masovisht për t’i dhënë drejtimin qyteteve dhe komuna ku ata punojnë sepse katër vite janë shumë dhe verdikti i tyre duhet të jetë ai që vendos për të ardhmen e tyre. Andaj që besoj do të jetë një ditë e mirë dhe ditë feste për të gjithë qytetarët dhe një proces zgjedhor shembullor”, tha Krasniqi.

Ai ka paralajmëruar balotazh për Prishtinën por edhe zgjedhje qendrore.

“Besoj që do të votojmë me datën 9 nëntor në raundin e dytë edhe këtu në Prishtinë por edhe në vende tjera. Ndërsa po ashtu besoj dhe shpresoj do të votojmë jo më larg në dhjetor edhe për zgjedhjet parlamentare”, tha ai./EO

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.