
Mentor Shala ka deklaruar në emisionin Adresa se Vjosa Osmani pritet ta ashpërsojë dukshëm qasjen ndaj Albin Kurti në periudhën zgjedhore.
Sipas Shalës, Osmani tashmë e sheh Kurtin si rival të drejtpërdrejtë politik dhe për shkak të përvojës së saj institucionale posedon informacione të rëndësishme nga afër.
“Vjosa nuk e ka problem dhe e njeh si rival të ashpër në këto gara zgjedhore dhe e pres me u ashpërsu”, u shpreh Shala.
Ai komentoi edhe zhvillimet në subjektet tjera politike, duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk po zhvillon një fushatë shumë të zëshme, por sipas tij po punon me strategji të caktuar politike.
Shala foli edhe për afrimin mes Fatmir Limaj dhe PDK-së, duke thënë se partitë tjera kanë filluar ta përdorin politikisht mospranimin formal të Limajt në PDK. Megjithatë, sipas tij, Limaj mund të dalë publikisht për t’i kërkuar elektoratit të Nisma Socialdemokrate të votojë për PDK-në, pasi në të ardhmen mund të ketë marrëveshje më të thellë mes dy palëve.
Në fund, Shala përmendi edhe AAK-në, duke thënë se subjekti aktualisht është fokusuar në promovimin e Ardian Gjini si figurë kryesore politike.
“Deklaratën e plotë të Mentor Shala mund ta ndiqni në videon më poshtë.”