
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në hyrje të Prishtinës nga Fushë Kosova.
Nga pamjet shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra nga to luksoze e tipit Mercedes G Class me targa gjermane.
Nuk dihet nëse nga ky aksident ka pësuar ndokush.
Ne kemi kontaktuar edhe Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
