Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mërgimtari pranon fajësinë se e kanosi deputeten Musliu, kjo e fundit thotë se nuk i beson

Gazeta10
04 August 2023 - 13:31

I akuzuari Driton Maloku nga Prishtina me  vendbanim në Zvicër e ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat për kanosje ndaj deputetes së Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu. Kjo e fundit gjatë deklarimit të saj ka thënë se i akuzuari nuk ishte i sinqertë kur pranoi fajësinë. 

“E pranoj edhe…ka qenë gjendje emocionale, edhe qe s’votoj për Kosovën qe 20 vjet, 2000- tën kom votu niher në jetë tem në Kosovë nuk merrna me politik m’vjen keq ka qenë gjendje emocionale dhe  i kërkoj falje deputetes”, tha i akuzuari Maloku

Ndërsa e dëmtuara Musliu tha se vlerësonte iniciativën për kërkim falje nga ana e të akuzuarit Maloku, por sipas saj pranimi i fajësisë ishte i pa sinqertë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.