
Meridian Express së bashku me konsumatorët në 10 vjetorin e miqësisë me SOS fshatrat e fëmijëve ka dhuruar 10 mijë euro për fëmijët. Kjo fushatë organizohet tash e një dekadë duke iu dal në ndihme këtyre fëmijëve, raporton Kanal10.
Raporti:Arza Kastrati, Kamera:Hajrullah Rama.
Në 10 vjetorin e miqësisë së tyre, Meridian Express ka dhuruar për fëmijët e “SOS fshatit” në Prishtinë, shumën prej 10 mijë eurove.
Kjo iniciativë e Meridian Express, u ka mundësuar edhe konsumatorëve të kontribuojnë për fëmijët e “SOS Fshatit”.
Agon Gashi, drejtor ekzekutiv i Meridian Express, tha se prej ditës së parë kanë ndihmuar “SOS fshatrat” e Kosovës dhe se kjo tashmë është shndërruar në traditë.
Ndërsa, Albana Zogu, ka thënë se shumë pjesë të SOS fshatrave bartin emrin e Mridian Express.
Kjo fushatë organzohet për 10 vite me radhë, duke iu dalë në ndihmë fëmijëve të SOS fshatrave.
Mjetet e grumbulluara nga kjo fushatë do të përdoren për përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre fëmijëve./Gazeta10