
Një vrasje ka ndodhur sot në mesditë në Malishevë. Siç mëson Gazeta 10 vrasja ka ndodhur në fshatin Balincë të Malishevës dhe viktima është një burrë i moshës rreth 30 vjeç.
Siç mëson Gazeta 10 bëhet fjalë për të riun Shkodran Krasniqi me vendbanim në Bubavec. Siç njofton Policia e Kosovës në lidhje me rastin janë arrestuar katër persona.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, ka thënë për Kanal 10 zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. /Gazeta10/