Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Messi dëshiron rikthimin te Barcelona

Gazeta10
03 October 2022 - 17:14

Rikthimi i Lionel Messit te Barcelona po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, shkruan Gazeta10.

Ylli argjentinas ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në fund të sezonit dhe duket se kjo kontratë nuk do të rinovohet.

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta dhe trajneri Xavi Hernandez, janë duke u munduar që ta bindin 35-vjeçarin që të rikthehet në “Camp Nou”.

Por duket se edhe vetë Messi e dëshiron rikthimin te gjiganti katalan.

Shumë klube nga MLS janë tërhequr nga gara për transferimin e Messit në verën e ardhshme, pasi këto klube tashmë e dinë se dëshira e argjentinasit është të rikthehet te Barcelona.

Messi po kalon nëpër mjë formë mjaft të lartë me PSG-në këtë sezon, pikërisht pak para fillimit të Kampionatit Botëror.

Këtë sezon deri më tani ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tetë asiste në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës me 672 gola të shënuara. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.