Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Messi do të vazhdojë kontratën me PSG-në

Gazeta10
24 January 2023 - 15:41

Lionel Messi do të vazhdojë të jetë pjesë e Paris Saint-Germainit.

Messi ka arritur marrëveshje në parim me kampionët e Francës dhe zyrtarizimi pritet të behët në ditët në vazhdim.

Kohëve të fundit u raportua se kanë një mosmarrëveshje mes dy palëve dhe Messi në verë do të jetë agjent i lirë, por ylli argjentinas ka vendosur që përfundimisht të vazhdojë aventurën e tij në kampionatin francez.

Mediat franceze raportojnë se 35-vjeçari do të rinovojë me PSG-në deri në vitin 2025, me opsion të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Messi i’u bashkua Parisit në vitin 2021 si transfer i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Barcelonën.

Sulmuesi argjentinas nuk kaloi në formë të mirë në sezonin e parë me klubin nga kryeqyteti francez, por këtë edicion po kalon në formë të jashtëzakonshme ku në 21 ndeshje ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë muajin e kaluar arriti të fitoj edhe Kupën e Botës, të vetmin trofe që mungonte në sirtarin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.