Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Messi flet për Kupën e Botës 2030: S’po mendoj për këtë tani

Gazeta10
24 June 2026 - 14:12

Ylli argjentinas Lionel Messi ka folur për herë të parë rreth mundësisë që të jetë pjesë e Kupës së Botës 2030, duke lënë të hapur çdo skenar për të ardhmen e tij.

I pyetur nëse e sheh veten duke luajtur në turneun që do të zhvillohet pas katër vitesh, Messi u tregua i kujdesshëm në përgjigjen e tij, duke theksuar se aktualisht nuk është i fokusuar te planet afatgjata.

“Nuk e di. E vërteta është se nuk po mendoj për këtë tani. Më duket pak larg… por, siç kam thënë, po jetoj ditë pas dite dhe jam i fokusuar te e tashmja”, deklaroi kapiteni i Argjentinës.Deklarata e 39-vjeçarit ka ngjallur menjëherë diskutime mes tifozëve, të cilët vazhdojnë të ëndërrojnë ta shohin legjendën argjentinase edhe në Botërorin e vitit 2030.

Megjithatë, Messi bëri të qartë se për momentin prioritet i tij mbetet e tashmja dhe jo planet për një turne që ende duket larg.

Pavarësisht moshës, fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të futbollit botëror, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do të vazhdojë karrierën deri në Botërorin e vitit 2030.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Sport
24 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.