
Lionel Messi është lëdnuar në ndeshjen kundër Marseille në kuadër të Kupës së Francës dhe ylli argjentinas është në dyshim për ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich.
Ylli argjentinas nuk do të luajë në sfidën që PSG e luan në fundjavë kundër Monacos dhe me shumë gjasë ai do të mungojë edhe kundër “Bavarezëve”.
Megjithatë, ekipi parisien janë optimistë që Messi do të rikuperohet deri më martën dhe do të jetë i gatshëm për këtë ballafaqim.
Kujtojmë që edhe Mbappe është i lënduar dhe nuk do të paraqitet në ndeshjen e parë kundër Bayernit.
PSG dhe Bayerni do të ndeshen të martën më 14 shkurt në “Parkun e Princave”.