Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Messi pritet të rinovojë kontratën me PSG-në

Gazeta10
03 January 2023 - 16:26

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi, pritet ta vazhdojë kontratën me gjigantin francez Paris Saint-Germainin deri në vitin 2024.

Kështu ka raportuar të martën gazeta spanjolle “Marca”. Messi, 35-vjeçar, me PSG-në ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Por, ai pritet ta vazhdojë qëndrimin në Paris edhe për një vit tjetër.

Ekipit francez iu bashkua nga Barcelona në vitin 2021. Messi sezonin aktual në 19 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me 14 asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.