Policia e Beratit ka nisur procedim penal për një mësues 62-vjeçar në shkollën e fshatit Barç, Skrapar, pas denoncimit në një emision televiziv, se ka ngacmuar seksualisht nxënësen 14-vjeçare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar e kanë shoqëruar shtetasin S. B në ambientet e Komisariatit, raporton Gazeta10.
Gjithashtu, në komisariat është marrë për deklaratë edhe nxënësja 14 vjeçe, në prani të prindit të saj, psikologut dhe avokates.
Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ngacmimi seksual”./Gazeta10