
Deputeti i partisë Guxo, Burim Meta ka bërë të ditur në Info10 se ky subject politikë nuk ka pasur aspirata për të udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë.
Këto komente ai bëri, pas riemërimit të sotëm të Arben Vitisë në krye të këtij dikasteri, shkruan Gazeta10.
Ai tha, se në mënyrë individuale, deputetë të kësaj partie, kishin shfaqur aspirata për të drejtuar me këtë ministri, por që dëshira e tyre nuk ishte bërë kërkesë ndaj Kurtit nga dy kryetarët e Guxo-së.
“Ne si GUXO, nuk kemi shfaqur aspirata. Ne kemi thënë në mënyrë individuale, në mesin e tyre edhe unë që partia jonë ka mundësi të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë. Por, nuk kemi arritur deri më ta ni, me arsye apo jo, që kërkesa jonë e strukturuar që të përqohet përmes dy kryetarëve tanë deri të kryeministri Kurti. Derisa, nuk është kërkuar një pozitë të tillë nga dy kryetarët tanë, edhe kryeministri Kurti nuk na ka borxh. Ne do ta përkrahim Vitinë për punët e tij të mira.