Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për 3 muaj rregullohet çështja e gjuhës shqipe

Gazeta10
18 May 2026 - 18:29

Kryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në një deklaratë për Euronews theksoi se janë marrë vesh me kryeminsitrin e vendit, Hristijan Mickoski për gjuhën shqipe, transmeton TV21. Siç thotë Mexhiti çështja e gjuhës shqipe do të rregullohet për 3 muaj.

“Ashtu siç i kemi zgjidhur këto dikastere, do të vazhdojmë me provimin e jurisprudencës që është kërkesë e studentëve, por jo vetëm te jurisprudenca, ne kemi rënë dakord që ligji i gjuhëve të zbatohet edhe në fusha tjera ku ka të bëjë me provime profesionale apo me licenca që duhet të merren. Nuk kemi kërkuar jemi marrë vesh, jemi dakorduar, është deklaratë e përbashkët e kryeministrit dhe dy partnerëve qeverisës VMRO dhe VLEN. Le të jetë një afat tre mujor sepse ka procedurë duhet të bëhet propozim ndryshim të ligjit, duhet të kaloi në Qeveri duhet të kaloi në Parlament”, u shpreh kryetari i VLEN-it Izet Mexhiti për Euronews.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.