Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mikel Arteta tregon lojtarin që po i mungon Arsenalit pas barazimit ndaj Fulham

Gazeta10
09 Dhjetor 2024 - 14:16

Mikel Arteta e ka pranuar se Arsenalit po i mungon Gabriel Magalhaes pasi ‘Topçinjtë’ lëshuan dy pikë duke luajtur baras me Fulhamin të dielën.

Qendërmbrojtësi brazilian nuk ishte pjesë e ekipit për duelin që u zhvillua në ‘Craven Cottage’, i cili përfundoi me rezultat 1-1 ku pati dramë në fund të ndeshjes.

Gabriel pati vështirësi për shkak të një problemi me gju në javët e fundit, që bëri që ai të mos luante as në fitoren 2-0 ndaj Manchester United.

Kolegët e tij si Riccardo Calafiori, Ben White, Takehiro Tomiyasu dhe Oleksandr Zinchenko po ashtu nuk ishin pjesë e ekipit për ndeshjen me Fulhamin.

Në konferencën pas ndeshjes, Arteta u pyet nëse Arsenalit i mungoi Gabriel dhe tekniku spanjoll u përgjigj shkurtimisht: Po.

Sidoqoftë, Arteta tha se ishte i kënaqur me paraqitjet që bën mbrojtësit e tjerë.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e Jakub (Kiwior) ne duhej të ndryshonim si grup i tërë po ashtu”.

“Ne e kishim Jakub aty dhe Jurrien (Timber) në të majtë diçka të cilën nuk e kishim provuar më parë dhe Thomas (Partey) në të djathtë”.

“Jorginho u fut dhe ishte i shkëlqyeshëm. Kjo është, ata nuk ishin të gatshëm dhe ne duhej t’i përgjigjeshim kësaj dhe jam shumë i lumtur me mënyrën se si e bëri këtë skuadra”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.