Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miku i Pacollit takon Blinkenin, Vuçiq thotë se Kenisë po i bëhet presion për njohje e Kosovës

Gazeta10
22 September 2022 - 11:26

Presidenti i sapozgjedhur i Kenisë, William Ruto, ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në New York ku po zhvillon punimet asambleja e përgjithshm e OKB-së, raporton Gazeta10.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kenisë po i bëhet presion për njohjen e Kosovës.

Ruto është miku i biznismenit dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit.

Pacolli ka marrë pjesë në inagurimin e presidentit të sapozgjedhur të Kenisë.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka thënë se me presidentin kenian ka diskutuar për pasigurinë ushqimore si dhe paqen e sigurinë rajonale.

“Një takim i mirë me presidentin kenian@ËilliamsRuto për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme të vendeve tona për të trajtuar pasigurinë ushqimore, paqen dhe sigurinë rajonale. Mezi pres të forcojmë partneritetin tonë strategjik, veçanërisht në tregti dhe investime”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.