
Emisioni “Kampionët” rikthehet edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të rëndësishme të futbollit kosovar.
Të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Bekim Shotani, Milaim Berisha, Agron Selmani, Avni Haxhiu dhe Behar Maliqi.
Drejtori sportiv i Malishevës, Milaim Berisha tregon ekskluzivisht për “Kampionët” detaje rreth ofertës milionëshe në drejtim të Drilon Hazrollajt.
“Kemi një ofertë që shkon deri në 1.7 milionë euro nga një klub i Rusisë për Drilon Hazrollajn, mirëpo vendimi në fund i mbetet lojtarit” – tha ai.
Tutje, ai tha se edhe klubi, po edhe lojtari preferojnë një transferim në drejtim të klubeve të tjera të Evropës dhe jo në Rusi.