Gazetari Milaim Zeka në emisionin “Gallatë” nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Gjatë bisedës me Arben Ahmetin ai ka thënë se Kurti dhe Vuçiq nuk janë të gatshëm për dialog, raporton Gazeta10.
“Jam 80 përqind i bindur se Albin Kurti nuk është për dialog as Vuçiqi, nuk munden këta me qenë në pushtet nëse nuk i acarojnë marrëdhëniet mes vete, cdo acarim çdo sulm që Vuçiq ia bënë Kosovës ju rritet markentingu në Serbi, dhe sa ma brutal që është Albin Kurti me Vuçiqin i hypë simpatia në vendin tonë”, tha ai në Gallatë.
Zeka shton në historinë e shtetit të Kosovës ka qenë vetëm Hashim Thaçi i cili ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë.
“Kosova e ka pasë vetëm një shancë historike, vetëm një njeri që ka qenë i gatshëm dhe ka qenë burrë shtetas për me nënshkru marrëveshjen me Serbinë, ai ka qenë Hashim Thaçi, politika e tij e brendshme ka qenë katastrofale, gabimet e tij të jashtëzakonshme dhe krejt shokëve të tij e kanë sjellë në pushtet Albin Kurtin, në politikën ndërkombëtare ka qenë dy njerëz të cilët nuk e kanë pyet as kryesinë e LDK-së, as Bujar Bukoshin, ka qenë Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi”, tha gazetari Zeka./Gazeta10