
Dy gjigantët italianë, Milani dhe Interi, kanë shprehur interesim për mbrojtësin e kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshitin.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milani dhe Interi, do të luftojnë në këtë afat kalimtar për të siguruar shërbimet e Gjimshitit.
Drejtori sportiv i Milanit, Paulo Maldini, pritet që në ditët në vazhdim të dërgojë ofertën e parë zyrtare në drejtim të mbrojtësit Shqiptar.
Ndërkohë rivali lokal i Milanit, Interi, tash e një kohë e ka piketuar Gjimshitin si lojtarin ideal për pëforcimin e fazës defanzive.
Berat Gjimshiti ka kontratë me ekipin e Atalantës deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 17 milionë euro.