Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milani, Liverpooli e City në garë për shërbimet e sulmuesit Noah Okafor

Gazeta10
15 November 2022 - 17:28

Sulmuesi zviceran, Noah Okafor, ka impresionuar me paraqitjet e tij me ekipin austriak, RB Salzburg.

Paraqitjet e mira të Okafor ka rënën në sy të disa skuadrave të mëdha Evropiane të cilët dëshirojnë që t’a kenë atë në skuadër.

Mediat gjermane raportojnë se Milani, Liverpooli dhe Manchester City janë duke e monitoruar situatën e senzacionit zviceran dhe në janar do t’i dërgojnë ofertë Salzburgut për transferimin e tij.

Gjithjnë sipas mediave gjermane, ekipi austriak do të ishte i hapur për shitjen e lojtarit, nëse vjen një ofertë rreth 35 milionë euro.

Këtë sezon deri më tani, Okafor ka shënuar 10 gola në 22 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Falë formës së tij të mirë që po kalon, 22-vjeçari është ftuar nga ‘Helvetikët’ për Botërorin “Katari 2022”.

E ardhmja e talentit zviceran pritet të përcaktohet pikërisht pas përfundimit të Botërorit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.