
Maurizio Sarri ka gjasa që të jetë trajner i skuadrës së Milanit prej sezonit të ardhshëm.
Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se drejtuesit e Milanit po e shohin Sarrin si njeriun e duhur për ta drejtuar ekipin pas përfundimit të këtij edicioni.
Te Milani, Sarri do ta zëvendësonte Stefano Piolin, i cili pritet të shkarkohet në verë. Sarri aktualisht është në krye te Lazios, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai është trajner i Lazios prej vitit 2021, ndërsa nuk i ka raportet e mira me drejtuesit e klubit.
Krerët e Milanit janë të gatshëm t’i ofrojnë Sarrit kontratë katërvjeçare dhe bisedimet mes palëve pritet të nisin së shpejti.
Sarri ka qenë edhe trajner i Juventusit, Chelseat e Napolit, përpara se ta marrë drejtimin e Lazios, ekip me të cilin po tregon rezultate të mira.