Aktivisti i shoqërisë civile, Miodrag Miliceviq ka komentuar shpërthimin në Varagë të Zubin Potokut, duke thënë se “të shqetësuar kanë mbetur edhe komuniteti serb”.
Miliceviq e ka cilësuar si të ndjeshëm dhe të rrezikshëm sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.
“Fatëkeqësisht e kam patjetër ta pranoj se jam shumë i zhgënjyer që ndodhi kjo ngjarje. Duke e pasur parasysh ndjeshmërinë e gjithë situatës në veri të vendit në të cilën ndodhemi edhe ne, por edhe në përgjithësi për pjesën tjetër të Kosovës. Nga ana tjetër, situatë shumë e ndjeshme dhe moment i rrezikshëm”, deklaroi ai.
Tutje, ai pati kritika edhe për Qeverinë e Kosovës, për të cilën sugjeroi se është dashur të presë hetimet dhe të mos e bëjë etiketime për ta adresuar sulmin.
“Qeveria e ka quajtur ndryshe, emërtim që ka qenë i parakohshëm. Për arsye të thjeshtë sepse hetimet po vazhdojnë. Situatë e ndjeshme dhe mendoj se është dashur të përdoret një tjetër terminologji drejt opinionit publik. Është dashur të pritet derisa të përfundojnë hetimet dhe të merret vesh se çfarë ka ndodhur. Këso incidentesh nuk i bëjnë mirë askujt, ndoshta disa individëve mund tu shkoj në përshtati por kjo do të duhej të futej në fushën e spekulimeve. Po shoh njerëz të shqetësuar për atë se çfarë po ndodh. Është e qartë se serbët e Kosovës janë jashtëzakonisht të shqetësuar, sidomos në Mitrovicë dhe Zveqan”, shtoi ai.