Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Ministri Aliu nënshkruan marrëveshje me komunat e Gjilanit e Rahovecit

Gazeta10
14 October 2022 - 22:17

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka nënshkruar aneks memorandume të mirëkuptimit me komunat e Gjilanit dhe Rahovecit.

Ai në rrjetin social Facebook ka theksuar se në Gjilan do të financohet projekti për ndërtimin e kanalizimit të shtratit të lumit në Dobërqan, në vlerë prej 105 mijë euro. Ndërsa në Rahovec do të financohet projekti për rregullimin e shtretërve të lumenjve në fshatrat: Hoqë e Madhe, Hoqë e Vogël, Brestovc, Nagavc dhe Krushë e Madhe, në vlerë prej 60 mijë euro.

“Nënshkruam aneks memorandume të mirëkuptimit me komunën e Gjilanit dhe Rahovecit.

Gjilan – Financimi i Projektit për ndërtimin e kanalizimit të shtratit të Lumit në Dobërqan, në vlerë prej 105 mijë euro.

Rahovec – Financimi i Projektit për rregullimin e shtretërve të Lumenjve në fshatrat: Hoqë e Madhe, Hoqë e Vogël, Brestovc, Nagavc dhe Krushë e Madhe, në vlerë prej 60 mijë euro”, ka shkruar Aliu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.