
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, me një postim në Facebook ka treguar se ka marrur pjesë në hapjen solemne të Panairit të 60-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit – AGRA 2022, panair ky i cili po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë, raporton Gazeta10.
Prezent në hapjen e këtij panairi ishte edhe presidenti slloven, Borut Pahor.
Ministri bëri të ditur se me ftesen e homologut të tij nga Maqedonia Veriore, Ljupqo Nikolovski, vizitoi stendën e prodhimeve maqedonase, ku u zhvillua një prezantim i produkteve të këtij shteti.

“Prezent në hapjen e këtij panairi ishte edhe këtë vit Shkëlqësia e tij Presidenti i Sllovenisë z. Borut Pahor. Përvec takimeve të shumta me homologë të vendeve të rajonit, me ftesë të homologut maqedonas, Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z. Nikolovski, vizitova stendën e prodhimeve maqedonase, ku me c’rast u zhvillua një prezantim i produkteve të këtij shteti…”, u tha ndër të tjera në njoftim.
Ai shtoi se se vitin e ardhshëm prodhuesit kosovarë do ta kenë mundësinë për të marrur pjesë në këtë panair.
“🇽🇰🤝🇸🇮
Sot mora pjesë në hapjen solemne të Panairit të 60-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit – AGRA 2022, panair ky i cili po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë.
Prezent në hapjen e këtij panairi ishte edhe këtë vit Shkëlqësia e tij Presidenti i Sllovenisë z. Borut Pahor. Përvec takimeve të shumta me homologë të vendeve të rajonit, me ftesë të homologut maqedonas, Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z. Nikolovski, vizitova stendën e prodhimeve maqedonase, ku me c’rast u zhvillua një prezantim i produkteve të këtij shteti.
Vitin tjetër, prodhuesit kosovarë do ta kenë mundësinë që të marrin pjesë në këtë panair. Njëherit u dakorduam që ta rrisim bashkëpunimin me shtetin slloven në fushën e bujqësisë, duke krijuar ura lidhëse mes institucioneve tona dhe agro-bizneseve.
Ne kemi avancuar agjendën legjislative duke miratuar një sërë ligjesh jetike për sektorin e bujqësisë të cilat do të mundësojnë rritjen e mëtutjeshme të cilësisë së prodhimeve vendore, në mënyrë që prodhimet tona, akoma edhe më shumë të jenë prezente në tregun e Bashkimit Evropian.
Ne kemi shembuj të shumtë suksesi sidomos kur flasim per sektorin e verëtarisë; verërat e Kosovës i gjen lehtësisht në vendet e Bashkimit Evropian. Prodhimet tona vendore si specat dhe nën-produktet si ajvari e turshitë, pastaj trangujt kornishonë, frutat e imta si mjedra, boronica e aronia, zënë vend në raftet e dyqaneve evropiane më me renome.
Pjesëmarrja institucionale dhe e agro-bizneseve në panaire të tilla është mundësi e mirë për krijimin e parteriteteve të reja me agrobiznese të vendeve të ndryshme të rajonit e më gjërë.”/Gazeta10.