Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ministri i Brendshëm turk flet për terroristen, pse e ndërlidh udhëtimin e saj me Greqinë po të mos ishte arrestuar?

Gazeta10
14 Nëntor 2022 - 11:55

Ministri i Brendshëm turk deklaroi se “nuk i pranojmë ngushëllimet e ambasadës amerikane”.

“Ne e kemi marrë mesazhin. Por nuk pranojmë ngushëllimet e Ambasadës Amerikane. Nuk jemi armiq të askujt dhe as nuk kemi mashtruar askënd. Dua të them se ne nuk kemi forcë të durojmë tradhtinë. Po të mos e kishim kapur autorin do të ishte arratisur sot në Greqi”, tha ai, transmetojnë mediat turke.

Ministri Soylu bëri të ditur se nëse terroristi nuk do të kapej, ai do të ishte rrëmbyer në Greqi dhe do të ekzekutohej sot.

Sipas Soylou, policia ka në dispozicion një transkript të një bisede telefonike, ku thuhet se PKK (Partia Kurde), ka urdhëruar vrasjen e autorës për të parandaluar arrestimin e saj. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.