Gazeta10

Ministri i Jashtëm i Tajvanit thotë se ishulli do të mbrojë lirinë dhe demokracinë e tij nga Kina

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu ka thënë se kërcënimi i Kinës ndaj Tajvanit është “më serioz se kurrë”, por se ishulli do të qëndrojë i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë e tij.

“Kina ka qenë gjithmonë duke kërcënuar Tajvanin për vite me radhë dhe po bëhet më serioze vitet e fundit,” tha Wu në një intervistë të hënën për CNN.

Ministri gjithashtu foli edhe për vizitë e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi që ishte vizita e parë pas 25 viteve nga Dhoma e Përfaqësuesve në Taijvan, ku u kundërshtua ashpër nga Partia Komuniste në Kinë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, u prit nga ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, pas uljes në aeroportin Songshan të Taipeit më 2 gusht.

“(Kina) nuk mund t’i diktojë Tajvanin që të mos mirëpresim ata që duan të vizitojnë dhe të tregojnë mbështetje për Tajvanin”, tha ministri për CNN.

Mesazhi i Wu erdhi pasi Kina tha se do të vazhdonte stërvitjet ushtarake rreth ishullit vetëqeverisës, pas udhëtimit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA javën e kaluar, shkruan CNN, transmeton Gazeta 10.

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)