
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në rrejtin social Facebook ka thënë se çmimet e importit për vaj dhe grurë kanë rënë, raporton Gazeta10.
Por, Murati thotë se qytetarët po vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Çmimet Tavan.
“Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër. Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg. Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, ka shkruar ai./Gazeta10