Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Peci në Bullgari: Produktet që zgjedhim të jenë të vendeve mike

Gazeta10
10 February 2023 - 22:17

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ftesë të homologut të tij bullgar, Ministrit të Bujqësisë, Yavor Gechev, po merr pjesë në takimin e lartë rajonal me temën “Takimi Ballkanik mbi Sfidat Rajonale të Sigurisë Ushqimore në kohë krize”.

Ministri Peci theksoi se gjatë takimit me Ministrin Gechev ata diskutuan rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit për përpjekje të përbashkëta për të vendosur ekuilibrin e duhur midis sigurisë ushqimore dhe objektivave mjedisore dhe klimatike.

“Përpos prioritizimit të prodhimeve vendore të shportës sonë ditore, për ta pasuruar atë edhe më shumë, le të përkujdesemi që produktet që zgjedhim të jenë të vendeve mike”, shtoi Ministri Peci.

Pas këtij takimi, të dy ministrrat respektiv u pajtuan që të zyrtarizojnë bashkëpunimin edhe përmes një Marrëveshje ndështetërore e cila do të pasojë në të ardhmen. Njëkohësisht Ministri i BPZhR, Faton Peci e ftoi Ministrin Gechev ta vizitoj Kosovën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.