Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ministri Peci paralajmëron rrënimin e 25 vilave në Stankaj pasi “Prokuroria Speciale nuk veproi”

Gazeta10
22 August 2023 - 21:04

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shkuar në Stankaj të Pejës nga ku informon se ka marrë vendim për lirimin e objekteve nga pronat e Institutit Bujqësor të Kosovës dhe për këtë pret nga mekanizmat ekzekutiv që ky vendim të implementohet.

Për këtë rast ai thotë se prokuroria nuk ka ndërmarrë veprime edhe përkundër denoncimit që ka bërë për ndërtimin e 25 villave atje siç thotë në mënyrë të kundërligjshme.

Videon me fjalimin e Pecit e ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj në Facebook.

“Jam në Staknaj të Komunës së Pejës, vendin në të cilin para një viti kam bërë denoncim publik për ndërtimin e 25 villave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës… Si duket pritja jonë ka qenë e kotë, sot kam marrë vendim për lirimin e gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme”, shprehet Peci ndër të tjera.

Ai thotë se denoncimi i tij nuk është shoqëruar me ndërmarrjen e veprimeve nga prokuroria.

Paraqitja e tij KËTU

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.