Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministria e Ekonomisë del me një sqarim pas lajmeve të rreme rreth subvencioneve

Gazeta10
07 Qershor 2024 - 23:51

Ministria e Ekonomisë ka reaguar pasi në rrjete po qarkullojnë njoftime të rreme rreth subvencionimit të efiçiencës së energjisë.

Nga kjo ministri thanë se janë të pavërteta pretendimet se kinse subvencioni bazohet në moshë dhe gjini.

“Ministria e Ekonomisë (ME) ju njofton se të gjitha shpalljet, njoftimet dhe informacionet për dhe rreth Ministrisë së Ekonomisë, qytetarët mund t’i gjejnë vetëm ne rrjetet sociale të ME-së: ueb-faqe, Facebook, Twitter dhe Youtube dhe në mediat/ portale të cilat operojnë në Kosovë”, thuhet tutje në reagimin e ministrisë në fjalë, duke potencuar se çdo informacion jashtë kanaleve të lartcekura, nuk janë reale. ME ju inkurajon që për çdo pyetje, kërkesë apo interesim t’i drejtoheni kanaleve zyrtare të ME-së në adresën elektronike zyrtare: me.info@rks-gov.net”, thuhet në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.