Lajme

Ministria e Mbrojtjes tregon se si ndodhi incidenti në Gramsh 

Gazeta10
21 Gusht 2022 - 8:33

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjithçka ka nisur rreth orës 17:40, kur roja ka vënë lëvizje të dyshimta rreth objektit. 

Sipas tyre, ai ka njoftuar përgjegjësin e tij se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të fotografojë, transmeton Gazeta10. 

Rojet fillimisht i ka bërë thirrje personit që të ndalojë, por pavarësisht thirrjeve të tyre, ai ka tentuar të largohet. Pasi që është ndaluar nga rojet, personi për të shpëtuar ka përdorur spray neoparalizues ndaj dy ushtarëve.  

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisariatit të Policisë Gramsh. Ndërkaq, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Ndaj, personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina. 

Të tre personat janë të shoqëruar nga policia, e cila në bashkëpunim me institucionet e tjera po vijon hetimet mbi ngjarjen e ndodhur./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.