
Analisti Nexhmedin Spahiu në emisionin “Politiko” gjatë debatit e ka quajtur ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, “e budallme”.
“Kur e shohin atë ministren e arsimit ‘e budallme’ me dy flamujë njërin të Kosovës dhe tjetrin të Shqipërisë, nuk kanë fajë, është ofendim por e meriton”, tha ai.
Gazetari Kushtrim Sadiku ja kujton se nuk duhet të përdoren terme në tilla në televizione, raporton Gazeta10.
Sadiku gjithashtu e shtyen të kërkojë falje publike por Spahiu kundështon.
“Nuk do të kërkojë falje, jo për ata qytetarë por edhe për ata ministra që e ofendojnë shtetin e Kosovës, unë i ofendojë personalisht sepse është ofendim më i rëndë kur bon ofendim mbi baza kombëtare sesa mbi baza personale”, tha analisti.
Spahiu shton se është ministrja e cila duhet të kërkojë falje Kosovës dhe qytetarëve për mosrespektimin e ligjit./Gazeta10