Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MINT merr vendim për rregullimin e çmimeve dhe masa mbrojtëse për produktet e naftës

Gazeta10
07 April 2025 - 23:21

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar vendim për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse, për produktet e naftës të përdorshme në transport.

Në njoftim thuhet se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi të produkteve të naftës.

“Sipas këtij vendimi, përcaktohet: – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër dhe – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër”, thuhet në njoftim

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.