Lajme

Mitrovica e Veriut dhe Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Gazeta10
03 Dhjetor 2024 - 19:28

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka takuar përfaqësuesit e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, me të cilët tha se folën për rëndësinë e mbledhjes së dokumenteve dhe dëshmive nga periudha e luftës.

Atiq bëri të ditur se më këtë Institut nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi që forcon angazhimin për ruajtjen e kujtesës historike dhe për dokumentimin e krimeve që kanë prekur komunitetin.

“Gjatë këtij takimi, nënvizova rëndësinë që Komuna e Mitrovicës Veriore ka si pjesë kyçe në ruajtjen e së vërtetës historike dhe mbështetjen e iniciativave për të dokumentuar ngjarjet e asaj periudhe të dhimbshme. Jemi të përkushtuar që, së bashku me IKKL, të sigurojmë që çdo dëshmi dhe çdo zë të gjejë vendin e duhur në arkivat kombëtare, duke ruajtur kujtesën kolektive për brezat që vijnë”, shkroi Atiq.

Tutje, Atiqi tha se beson që puna e përbashkët do të ndihmojë jo vetëm në përballjen me të kaluaren.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.