Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mitrovica e vërshuar nga uji, një person i lënduar, dëmet materiale të mëdha

Gazeta10
20 January 2023 - 19:04

Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10

Shtëpi, e objekte të shumta u vërshuan të enjten nga uji në komunën e Mitrovicës, e cila edhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Për shkak të vërshimeve, jeta e një qytetari edhe u rrezikua, për shkak se i njëjti mbeti i ngujuar në qendrën multifunksionale të sportit. Ndërsa, gjendje e qetë është paraqitur gjatë së premtes në këtë komunë, por që dëmet materiale vlerësohen të kenë qenë të mëdha.

Brenda pak minutave, uji vërshoi gjithë këtë qendër multifunksionale sportive në Mitrovicë.

Ndërsa, brenda saj, i ngujuar mbeti një nga punëtorët e qendrës.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, i njëjti mezi ia doli që dilte jashtë objektit.

E  për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai u dërgua menjëherë për trajtim shëndetësor.

Ndërsa, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, u vërshuan edhe shumë shtëpi e biznese në këtë komunë, për çka edhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Nga këto të fundit kanë treguar se dëmet materiale kapin vlerën e qindra mijëra eurove.

Drejtori i emergjencave në Komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni tha se gjatë ditës së premte gjendja në këtë komunë ka qenë më e qetë.

Ndërsa, ai ka treguar se kanë evakuuar mbi 40 familje.

Për shkak të gjendjes së rënduar, shkollat nuk kanë mbajtur mësim.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka takuar operatorët ekonomik të Mitrovicës me të cilët ka diskutuar për menaxhimin e situatave emergjente, të cilëve edhe u ka kërkuar që me kapacitetet maksimale t’u dalin në ndihmë qytetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.