Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mitsotakis: Pa zgjidhjen Kosovë-Serbi, i vështirë progresi për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Gazeta10
06 December 2022 - 11:27

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor që po mbahet në Tiranë, ka thënë se pa një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, është i vështirë progresi i integrimit të Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta10.

Ai ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që dialogu të zhvillohet në mirëbesim nga të dyja shtetet.

Më tej, ai ka thënë se është i vetëdijshëm për kompeksitetin e temës por ajo duhet të zgjidhet.

“Gjithmonë inkurajojmë dialogun mes Prishtinës e Beogradit që duhet të zhvillohet në mirëbesim nga të dyja palët. E kuptojmë kompleksitetin e kësaj çështjes, por kështu jemi të vetëdijshëm për faktin që kjo çështje duhet zgjidhur. Të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas, pa u zgjidhur kjo do të jetë e vështirë që të bëjmë progresin e nevojshëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”, ka deklaruar ai

Kujtojmë se Samiti i Tiranës po mbahet për herë të parë në nivel rajonal në Shqipëri. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.