Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mjekët shqiptarë në diasporë s’pranojnë të kthehen në Kosovë, të pakënaqur me kushtet

Gazeta10
21 January 2023 - 19:17

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Vetëm 5 % e mjekëve shqiptarë që jetojnë në diasporë kanë shprehur interesim për të vazhduar kontributin në Kosovë. Megjithatë, ata bashkë me pjesën tjetër të punëtorëve shëndetësorë kanë kërkuar që të përmirësohen kushtet e punës në institucionet publike shëndetësore në vend. Ata thonë se me mos përmirësimin e kushteve, nuk do të pranojnë që të kthehen në Kosovë.

Thirrjeve të Qeverisë për kthim të stafit shëndetësor nga diaspora në Kosovë, po vazhdojnë të mos i përgjigjen pozitivisht këta të fundit.

Halil Krasniqi, i cili punon si kirurg vaskular në Gjermani, as që e ka ndër mend lënien e punës atje, e kthimin në vendlindje.

Ai ka thënë se një veprim të tillë nuk do ta ndërmarrin as mjekë të tjerë shqiptarë.

Halili ka deklaruar se për t’u kthyer në vend, qeveria duhet të krijojë kushte më të mira për ta.

Ndërsa, edhe nga Federata e Mjekeve Shqiptarë në Evropë thonë se punëtorët shëndetësorë që punojnë në diasporë, nuk kanë treguar interesim për të vazhduar kontributin në këtë fushë në Kosovë.

Sipas tyre, të njëjtit nuk janë të kënaqur me kushtet e punës në vend.

Ndërsa, nga Minsitria e Shëndetësisë kanë thënë se janë duke e bërë njohjen e diplomës për ata të cilët duan të kthehen në vend.

Nga kjo ministri kanë deklaruar se ka pasur raste kur mjekët të cilët kanë diplomuar jashtë vendit, janë kthyer në Kosovë për të punuar.

Çdo qytetarë që ndjek studimet dhe diplomon jashtë vendit, në Kosovë i mundësohet nostrifikimi i diplomës, njohja e diplomës dhe ka mundësi punësimi. Këto procedura janë të rregulluara me ligj dhe çdoherë ka qenë e mundur që të bëhet kjo. Ka mjaft raste, ku mjekët të cilët  kanë diplomuar jashtë Kosovës janë kthyer në Kosovë për të punuar. Kemi edhe rastin e fundit kur MSh ka bërë thirrje për profesionistët shëndetësor që jetojnë në mërgatë për t’u kthyer në Kosovë për të ushtruar veprimtarin e tyre.

Qindra punëtorë shëndetësorë lëshojnë Kosovën vit pas viti për shkak të kushteve më të mira, e pagave më të larta që u ofrohen në shtetet tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.