
Raporti: Viola Korça / Kanal10
Kirurgu i njohur turk i obezitetit, Burak Kavlakohlu ka vizituar Kosovën ku edhe ka mbajtur një ligjeratë në lidhje me kirurgjinë e obezitetit. Kavlakohlu para shumë personaliteteve të njohura për publikun ka treguar për sukseset e intervenimeve te pacientë nga e gjithë bota të cilët kishin probleme me obezitetin. E për rezultatet pas intervenimeve, folën edhe pacientët e tij.
Profesori dhe kirurgu i njohur turk, Burak Kavlakohlu ka vizituar pacientët e tij në Kosovë ku edhe ka mbajtur një ligjeratë.
Kavlakohlu para shumë personaliteteve të njohura për publikun ka dhënë informacione në lidhje me kirurgjinë e obezitetit e intervenimet e suksesshme që janë realizuar nga ai.
Kjo kirurgji konsiston në zvogëlimin e stomakut, gjë që siguron që pacienti të mos konsumojë në sasi të mëdha ushqim e të humbasë peshë.
Për sukseset pas intervenimeve të kryera te doktori i njohur turk, folën edhe pacientët e tij.
Hysen Hoxha tregoi se ka arritur që të humbas 60 kilogram.
E kënaqur me rezultatet pas operimit u shpreh edhe Agnesa Gashi, e cila ua rekomandoi edhe personave tjerë të cilët janë obezë që t’i nënshtrohen një intervenimi të tillë te doktori Kavlakohlu.
Numër i madh i pacientëve nga e gjithë bota vit pas viti i nënshtrohen intervenimit për zvogëlim të stomakut tek Burak Kavlakohlu, për sukseset e të cilit tregojnë më së miri pacientët e tij.