
Policia e Kosovës ka njoftuar se mjeti që u gjet në rrugën “Shpëtim Robaj”, nuk ishte shpërthyes.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti tha për Gazeta10 se ai ka qenë një mjet për vetura.
Rruga tashmë është hapur për qarkullim.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, ka thënë Ahmeti.