Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

MKRS me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të akademikes Edi Shukriu

Gazeta10
17 January 2023 - 12:26

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka dërguar telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të akademikes Edi Shukri, raporton Gazeta10.

Në telegram thuhet se ky lajm është marrë me pikëllim të thellë.

Më tej, thuhet se Shukriu mbetet shembull për gjeneratat e reja teksa theksohet kontributi i jashtëzakonshëm.

Në fund, shprehen ngushëllimet me të sinqeta për familjen, miqtë dhe dashamirët e saj.

Këtu keni postimin e plotë:

“Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të akademikes Edi Shukriu

E nderuara familje Shukriu,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikes Edi Shukriu.

Si një profesioniste e pashoqe e arkeologjisë, arritjet e saja do të mbesin shembull për t’u ndjekur nga brezat e rinjë. Kontributi i saj si akademike, profesoreshë universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme, duke frymëzuar edhe më tej kultivimin e vlerave krijuese.

Familjes, miqve dhe dashamirëve, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Me respekt,

Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në njoftimin e MKRS-së në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.